wrapper

 
 

usht 1

QARKU FIER

Në fshatin Cakran, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll pishe.

Zjarrfikëset e Fierit kanë ndërhyrë menjëherë duke  dërguar 1 automjet dhe 15 forca zjarrfikëse, të cilat kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin për shkak të terrenit të thyer.

Pas një operacioni që ka zgjatur rreth pesë orë forcat zjarrfikëse kanë shuar zjarrin plotësisht.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 2 ha me shkurre dhe hala pishe të rëna në tokë, ndërsa kurora e pyllit me pisha nuk u prek nga zjarri.

QARKU ELBASAN

Në fshatin Hasnjok, bashkia Peqin, për shkak të këputjes së një shtylle elektrike druri dhe shkëndijave elektrike të krijuara nga përcjellësit elektrikë të saj, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe mare.

Pas një operacioni që ka zgjatur rreth dy orë forcat zjarrfikëse kanë shuar zjarrin plotësisht.  Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre dhe mare.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family