wrapper

 
 

FOTO2

Rritja e temperaturave si dhe ndalimi i reshjeve të dëborës kanë bërë që situata e akseve rrugore të përmirësohet ndjeshëm në të gjithë vendin. Të gjitha rrugët kombëtare janë të qarkullueshme pa probleme. Qarkullimi me zinxhirë kryhet vetëm në disa zona të thella rurale.

Nga Emergjencat Civile dhe Rezervat e Shtetit ka vijuar shpërndarja e ndihmave për familjet të cilët kishin qenë në vështirësi për shkak të kushteve të motit.

Situata për çdo qark paraqitet si më poshtë:

QARKU DIBËR

Akset rrugore Ura e Çerenecit – Steblevë, Lurë - Rrëshen, Kraj – Lurë, Skuraj - Burrel - Qafë Bualli, Qafë Bualli – Krastë, Qafë Bualli – Peshkopi, Ura e Çerenecit - Ostren – Trebisht,  Ura e Qytetit – Zerqan, Klos – Xiber dhe Burrel-Macukull janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.

I bllokuar vijon të jetë aksi Peshkopi - Lurë.  

QARKU SHKODËR

Në qarkun e Shkodrës aksi është Qafë Thore - Theth, Kryezi – Iballë është i bllokuar ndërsa akset Bardhet - Kryezi, Shkodër - Bregu Lumit – Theth, Iballë - Bardhet, Bogë - Qafë Thore, Qelëz – Vermosh dhe  Tamarë – Vermosh janë të kalueshme me zinxhirë.

QARKU KUKËS

Në qarkun e Kukësit të gjitha akset kombëtare janë të hapura dhe të qarkullueshme normalisht. Të bllokuar vijojnë të mbeten fshatrat në Njësinë Administrative Arrën si dhe fshatrat Curraj i Epërm, Salcë, Palcë dhe Gjonpepaj në Njësinë Administrative Lekbibaj.

QARKU KORÇË

Në qarkun e Koçës përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm vetëm në akset Korçë – Dardhë dhe Korçë – Voskopojë.

Në qarqet e tjera nuk raportohet për probleme.

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family