wrapper

 
 

ZJARR NE BIBLIOTEKEN KOMBETARE

Në orën 10.52 minuta të ditës së djeshme ka rënë një zjarr në katin e tretë nëntokësor të godinës së Bibliotekës Kombëtare. Me marrjen e informacionit Shërbimi Zjarrfikës Tiranë,  Forca të Policisë dhe autoambulanca me ekipe mjekësore kanë shkuar në vendngjarje duke bërë evakuimin e punonjësve.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 8 automjete zjarrfikëse dhe 32 punonjës të shërbimit zjarrfikës. Në ndihmë kanë shkuar dhe një ekip nga Reparti Inspektim Shpëtim Miniera (RISHM), të pajisur me aspiratorë dhe bombola oksigjeni.

I dëmtuar nga zjarri ka mbetur vetëm roja i Bibliotekës Kombëtarë A.Ç i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Nënë Tereza, ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family