wrapper

 
 

DEBORA E PARE

Për shkak të uljes së temperaturave në zonën verilindore të vendit ka pasur reshje të dobëta të dëborës. Reshjet kanë qenë kryesisht në zonat malore të bashkisë Librazhd dhe Korçë. Reshjet më të dobëta dëbore ka pasur në zonat malore të bashkisë së Tiranës dhe Dibrës.

Në akset kryesore nacionale dhe rurale nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitja e inerteve për shkak të reshjeve të shiut në disa segmente rrugore ka sjellë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, por ndërhyrja në kohë me forca dhe mjete nga subjektet kontraktuese ka kthyer situatën në normalitet.

Në qarkun e Kukësit ,aksi rrugor Kukës- Peshkopi ka pësuar një bllokim për rreth 1 orë nga rrëshqitja e dherave dhe inerteve në trupin e rrugës. Firma kontraktore ka punuar me forca dhe mjete për pastrimin e rrugës dhe qarkullimi është kthyer në normalitet.

Në qarkun e Korçës, në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Drenovë dhe në fshatin Voskopojë, Njësia Administrative Voskopojë ka pasur reshje dëbore, të cilat kanë arritur trashësinë deri në 5 cm. Ndërmarrjet e bashkisë Korçë, së bashku me subjektet kontraktore kanë ndërhyrë për largimin e dëborës. Në këto akse nuk ka pasur vështirësi në qarkullim apo bllokime të mjeteve.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family