wrapper

 
 

Ngritja e sistemit të Emergjencave u shoqërua edhe me përmirësime dhe studime në lidhje me llojet e fatkeqësive që prekin vendin tonë

Ngritja e sistemit të Emergjencave u shoqërua edhe me përmirësime dhe studime në lidhje me llojet e fatkeqësive që prekin vendin tonë. Me ndihmën e organizmave të huaj dhe UNDP-së u realizuan Studimi i Vlerësimit të Rreziqeve në Shqipëri. Vlerësimi i prekshmërisë dhe kapaciteteve.

Sipas studimit “Vlerësimi i rreziqeve nga fatkeqësitë në Shqipëri”, vendi ynë konsiderohet mjaft i prekshëm dhe është i ekspozuar ndaj rreziqeve me karakter gjeologjik (tërmetet, rrëshqitjet e shkëmbinjve dhe të tokës), hidro-meteorologjik (përmbytjeve nga lumenjtë, shirat e dendur dhe reshjet e dëborës të cilat mund të shkaktojnë rrëshqitje të tokës, ortekë, stuhi të ftohti, bllokime dëbore apo dhe thatësirat dhe valët e të nxehtit), si dhe rreziqet biofizike (zjarret në pyje dhe epidemitë e ndryshme). Rrëshqitjet e tokës, rreziqet biofizike dhe ortekët janë të lidhura ngushtë me kushtet hidrometeorologjike dhe të motit.

Këto rreziqe mund të jenë me:

  1. Origjinë Natyrore: gjeologjike (tërmetet, rrëshqitjet e shkëmbinjve dhe rrëshqitjet e tokës); hidrologjike (përmbytjet masive dhe të menjëhershme); atmosferike (stuhitë e dëborës, reshjet intensive, stuhitë e erës dhe thatësirat); biofizike (zjarret në pyje, epidemitë dhe ortekët).
  1. Origjinë njerëzore: përmbytjet nga çarjet e digave dhe rreziqet e tjera me origjinë tektonike.
  1. Rreziqe të tjera ekologjike, potenciali i të cilave është akumuluar në kohë dhe për shkak të zhvillimit industrial gjatë kohës së ekonomisë së centralizuar.

TËRMETET

Shqipëria karakterizohet nga aktivitet i ulët tërmeti (magnitudë <1.0 në shkallën Rihter ≤3.0) aktivitet i vogël tërmeti ( 3.0 < M ≤ 5.0) dhe aktivitet i mesëm tërmeti (5.0<M≤7.0) dhe vetëm rrallë nga aktivitet i madh tërmeti (M>7.0 ).

PËRMBYTJET

Shqipëria është gjithashtu mjaft e prekshme ndaj përmbytjeve masive, të cilat janë më të shpeshta gjatë periudhës nëntor-mars, kohë kur vendi vlerëson rreth 80-85 % të reshjeve vjetore. Për shkak të topografisë së terrenit, këto përmbytje ndodhin me shpejtësi pas uji kalon përmes rrjetit hidrik lumor dhe përfundon në Ultësirën Perëndimore. Është pikërisht sistemi lumor i cili përbën edhe rrezikun më të lartë nga përmbytjet në vend. Rritja e dendësisë së popullsisë dhe aktiviteteve ekonomike në zonat me rrezik të shtuar kanë ndikuar në rritjen e qëndrueshme të humbjeve ekonomike. Ndryshimet në kushtet klimatike pritet të ndikojnë edhe më tej në shpeshtësinë e kushteve hidro-meteorologjike dhe reshje më intensive parashikohen në të ardhmen.

RESHJET E DËBORËS

Dukuria e reshjeve të dëborës është karakteristikë e rajoneve malore në brendësi të vendit në zonat veriore, veri-lindore, qendrore dhe jugore. Në zonat malore, bora zakonisht fillon në nëntor dhe zgjat deri në fund të marsit, por në Alpet Shqiptare dhe në shpatet veriore mund të zgjasë deri në fund të verës.

RRËSHQITJET E TOKËS

Paqëndrueshmëria e tokës në Shqipëri vjen kryesisht si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm apo reshjeve të dëborës. Rrëshqitje të shpeshta (rrëshqitjet dhe rrëzimet e shkëmbinjve apo depozitimet e menjëhershme) janë shënuar shpesh përgjatë shpateve të thepisura në afërsi të rrugëve nacionale dhe rajonale, kanaleve kulluese, vaditjes dhe veprave të tjera inxhinierike.

ZJARRET NË PYJE

Gjatë dy dekadave të fundit, dukuria e zjarreve në pyje është rritur në numër dhe gjithashtu në madhësinë e zonave të prekura. Pyjet shqiptare preken nga zjarret në pyje veçanërisht në fund të pranverës dhe gjatë verës së nxehtë dhe të thatë. Shkaqet e këtyre të zjarreve mund të jenë antropogjene (pakujdesitë njerëzore, djegia e kullotave dhe në një masë jo të vogël si rezultat i zjarrvënies) ose natyrore (rrufetë).

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family