wrapper

 
 

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile

sh.p               

 

          Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile 

                                                               Shemsi Prençi

             

Z. Shemsi Prençi u lind më datën 21 Shkurt të vitit 1964. Zoti Prençi ka përfunduar studimet në Shkollën e Ministrisë së Brendshme sistemi katër vjeçar në vitin 1988 dhe më në vitin 1994 Akademinë e Rendit dega Polici.  

Nga viti 1998 deri në vitin 2005, Zoti Prençi ka mbajtur disa poste të rëndësishme në Policisë e Shtetit si: Komandant poste, shef stërvitjeje, nënkryetar dege, shef komisariati  (Tropojë, Kukës, Elbasan), Drejtor i Forcave Speciale, etj.

Nga viti 2005 deri në vitin 2009 Z. Shemsi Prençi ka qenë Drejtor i Policisë në qarqet Korçë, Elbasan, Berat dhe Fier.

Në vitin 2009 zoti Prençi është emëruar  Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale pranë   Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, post të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2012 ku është emëruar si Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër.

Zoti Shemsi Prençi mban gradën Policore-Drejtues i Parë.

Në vitin 2002 ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës,Fakulteti i Drejtësisë dega Juridik. Zoti Prençi në vitin 2007 ka përfunduar studimet master, për Menaxhimin e Strategjik të Policisë pranë Akademisë së Policisë. Në vitin 2009 ai ka përfunduar edhe studimet Master Juridik në Universitetin Europian të Strugës.

Zoti Prençi ka njohuri të mira të gjuhës angleze.

Që prej 18 Nëntorit të viti 2013 ai ushtron detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme.         Cv e plote!

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family