wrapper

 
 

Project BE DRIN

Project BE DRIN. Balkans and Europe for Development of Resilient Initiatives

Objektivi i Projektit BEDRIN (Ballkani dhe Europa për Zhvillimin e Iniciativës mbi Rritjen e Aftësisë Ripërtëritëse), i cili gjen shtrirje si projekt brenda basenit të lumit Drin (Ballkanit Perëndimor), është që të rrisë kapacitetet mbi menaxhimin e vullnetarëve të vendeve të treta partnere, në përputhje me standardet dhe procedurat lidhur me nismën EU Aid Volunteers, dhe për të lehtësuar kalimin e tyre në procesin e certifikimit EUAV.

Projekti gjithashtu ka për qëllim të forcojë aftësinë e shteteve për t'iu përgjigjur krizës humanitare nëpërmjet ndikimit efektiv të vullnetarëve të BE-së, në fushën e menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive hidrologjike, dhe në parapërgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive.

Projekti udhëhiqet nga Departamenti i Mbrojtjes Civile italiane dhe përfshin 10 partnerë të tjerë:

Fondacioni CIMA, Qendra Ndërkombëtare për Monitorimin Ambiental; Shoqata Kombëtare e Asistencës Publike (ANPAS), Itali; Kryqi i Kuq Italian; Kryqi i Kuq Rumun; Shërbimi Hungarez i Bamirësisë i Urdhrit të Maltës (HCSOM); Ministria e Punëve të Brendshme, Republika e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile; Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile në Shqipëri; Njësia e Mbrojtjes nga Zjarri (FPUM), Republika e Maqedonisë; Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), Republika e Kosovës; Fondacioni Italian i Ndihmës i Urdhërit të Maltës (CISOM) – Itali.

Ky projekt është bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian për "Iniciativën e BE-së për Ndihmën e Vullnetarëve ". Iniciativa bashkon vullnetarë dhe organizata nga vende të ndryshme, në veprim të përbashkët, duke siguruar mbështetje praktike në ofrimin e ndihmave humanitare dhe duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve lokale dhe në aftësinë ripërtëritëse të komuniteteve të prekura nga fatkeqësitë.

Udhëheqës i projektit: Departamenti i Mbrojtjes Civile Italiane (DPC)

Fillimi i Projektit: 10.01.2015

Mbarimi i projektit: 24 muaj (2015/01/10 - 30/09/2017)

Projekti ndahet në dy faza:

1.Faza e forcimit të kapaciteteve lokale (e përbërë nga workshop-e, trajnime dhe stërvitje dhe një stërvitje në kuadrin e projektit.

2. Faza e certifikimit si organizatë/ institucion pritës i vullnetarëve ndërkombëtarë (fazë e cila do zhvillohet gjatë periudhës Prill-Maj 2017.

Për më shumë kliko linkun: http://www.bedrin.eu/

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family